Policia e Ravenës në Itali ka ndërmarrë një operacion që ka çuar në arrestimin e dy shtetasve shqiptarë, që menaxhonin një trafik droge me sasi të konsiderueshme. Sipas mediave italiane, gjatë operacionit janë sekuestruar 6 kilogramë kokainë, 16 kilogramë marijuanë, 130 mijë euro para të thata dhe një pistoletë.
Sipas autoriteteve lokale, bëhet fjalë për një nga operacionet anti-drogë më të rëndësishme të zhvilluar që nga fillimi i vitit. Të arrestuarit, kanë deklaruar zyrtarët e policisë, nuk ishin shpërndarës të thjeshtë, por trafikantë të mirëfilltë që furnizonin Ravenën dhe qytete të tjera me drogë që e merrnin nga vendet e Europës lindore.
Ata janë ndaluar në bordin e automjetit të tyre, ku kishin fshehur drogën, paratë dhe pistoletën.
Hetimi nisi pas dyshimeve të disa agjentëve që kishin parë një nga personat e arrestuar të qarkullonte në Ravena pavarësisht se ishte dëbuar nga Italia. Të dyshuarit akuzohen për trafik dhe shpërndarje droge, si dhe për armëmbajtje pa leje./ABC News Albania 24/7