Në burgun e Fierit janë ushtruar kontrolle ku janë gjetur sende të paligjshme në qelitë e të burgosurve.
Gjatë kontrollit janë gjetur:
- 10 telefona celularë
- 10 karikues telefonash
- disa bidona të dyshuar me përmbajtje alkoolike
- si dhe lëndë e dyshuar narkotike e konstatuar në dy vende të ndryshme
Paralelisht, gjatë një kontrolli të brendshëm të kryer nga strukturat e IEVP Fier, njërit prej të dënuarve Aldo Murati iu konstatuan pesë qese të vogla të dyshuara me lëndë narkotike, të fshehura në pjesën e poshtme të një bluzeje gjatë kontrollit me skaner.
Pas konstatimit, janë njoftuar drejtuesit e institucionit dhe përfaqësuesit e Agjencisë, ndërsa i dënuari është shoqëruar në izolim për vijimin e veprimeve procedurale.









