Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kongresmenët amerikanë në Kosovë/ Arifi: Vizita e tyre do të përmbyllet në Tiranë, ja qëndrimi i tyre ndaj pakicave…

schedule17:31 - 27 Maj, 2026

schedule 17:31 - 27 Maj, 2026

Dy kongresistë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Keith Self dhe Suhas Subramanyam pas ndalesës në Beograd dhe Luginën e Preshëvës ishin sot në Prishtinë.

Ata u takuan me ushtruesen e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu dhe kryeministrin në detyrë Albin Kurti.

Analisti Valon Arifi tha në Ballkan Update se vizita e kongresmenëve amerikanë do të përmbyllet në Tiranë, ku pritet të takojnë edhe studentët protestues nga RMV. Sipas tij, komuniteti shqiptar në Serbi gëzon më pak të drejta, por kongresmenët po mbajnë një qasje të balancuar, duke përmendur edhe pozitën e komunitetit serb në Kosovë gjatë viteve të fundit. Arifi theksoi se partitë politike në Kosovë kanë garuar për përfshirjen e serbëve në institucione, ndaj edhe toni i delegacionit amerikan pritet të jetë i njëjtë në raport me Kosovën.



“Vizita e tyre do të përmbyllet në Tiranë, pritet të takojnë studentët protestues nga RMV. Komuniteti shqiptar në Serbi gëzon më pak të drejta, por qëndrimi i kongresmenëve duhet të jetë në të tilla tone, sepse është një realitet që edhe komuniteti serb në Kosovë nuk i gëzon të gjitha të drejtat, sidomos në këto 6 vite të qeverisjes së Kurtit.

Nuk është i njëjtë raporti me shqiptarët në Serbi, por edhe në Kosovë kjo vjen nga të gjitha partitë. Kjo është arsyeja pse kongresmeni tha që do të shihet pozita e tyre në Kosovë.

Gabimisht, të gjitha partitë politike kanë garuar në raport me përfshirjen e serbëve në institucione, ndaj edhe toni do të jetë i njëjtë edhe në raport me Kosovën.”, tha ai.

/ abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!