EMRAT/ Konflikti me një viktimë në Durrës, arrestohen pesë persona, në kërkim 3 të tjerë

schedule09:01 - 19 Shtator, 2020

schedule 09:01 - 19 Shtator, 2020

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 5 persona dhe ka shpallur në kërkim tre të tjerë pas konfliktit të një dite më parë mes dy familjeve, ku ka humbur jetën një person dhe janë plagosur dy të tjerë.

Konflikti ka ndodhur mbrëmjen e së premtes mes familjes Tatasi dhe Baboçi, ku si pasojë humbi jetën Armando Baboçi 39 vjeç, ndërsa i plagosur në spital është i biri Erald Gjini 19 vjeç, djali ka ndryshuar mbiemrin.

Klodian Daçi dyshohet se ka qenë personi që ka shtënën me armë në drejtim të babë e bir. Të arrestuar të tjerë për bashkëpunëtor në vrasje janë Henri dhe Serxho Tatasi, ndërsa për fshehje krimi akuzohen Argit Kastrioti dhe Endri Çimo Bregu.

LEXO EDHE: U godit me shkop bejsbolli nga djali i viktimës në Durrës, një i plagosur në spital edhe nga “rivalët”

Mësohet se sherri që degradoi në përdorim armësh me një viktimë nisi mes Klodjan Daçit dhe Erald Gjinit, ky i fundit ka përdorur fillimisht një shkop bejzbolli dhe më pas u përdorën dhe mjete të tjera të forta.

Për të shmangur agravimin e situatës viktima dhe i biri tentuan të largoheshin me mjetin e tyre nga vendngjarja, por Daçi ka nxjerrë armën dhe ata u detyruan të lënë makinën në mes të rrugës. Ku nga një devijim mjeti Alfa Romeo u dëmtua.

Baboçi ndërroi jetën në spital ndërsa djali i tij u plagos por është jashtë rrezikut për jetën, gjithashtu i dëmtuar nga mjete e forta është dhe Erik Tatosi që po mjekohet tek spitali i traumës në Tiranë. Dyshohet se sherri mes dy grupeve është i herëshëm për çështje pronësie.

LEXO EDHE:  Leva dhe armë në Durrës! Autorët i ndjekin dhe i qëllojnë 4 herë, vdes babai, djali në spital

Njoftimi i policisë:

Zbardhet dhe dokumentohet në kohë rekord ngjarja e ndodhur në lagjen nr.13, Durrës, mbrëmjen e djeshme.

Arrestohen në flagrancë 5 shtetas si dhe shpallen kërkim tre të tjerë.

Shërbimet e Policisë Durrës, pas njoftimit se në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, kishte të shtëna me armë zjarri, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë reagimit të menjëhershëm e profesional si dhe gatishmërisë së shërbimeve të tjera të Drejtorisë që ishin në zbatim të të planit të masave me pika kontrolli në të gjith qytetin e Durrësit, për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, bënë të mundur, identifikimin e personave të përfshirë në konflikt, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:

K.D., 20 vjeç, H.T., 23 vjeç dhe S.T., 20 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 18.09.2020, rreth orës 20:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, me mjete të forta e më pas me armë zjarri kanë mbetur të plagosur shtetasit E.Gj., 19 vjeç, H.T., 23 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve si dhe shtetasi A.B.(Gj)., 39 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Durrës.

Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë dhe shtetasit :

E.C.(B)., 25 vjeç dhe A.K., 24 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Moskallëzim krimi”

Gjithashtu po në vijim të veprimeve janë shpallur në kërkim policor edhe tre shtetas të tjerë ku vijon puna për kapjen e tyre.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 automjete, 4 aparate celular si dhe pamje filmike në interes të zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, në ngarkim të shtetasve K.D., H.T., dhe S.T., për veprat penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim, “Armëmbajtje pa leje” dhe në ngarkim të shtetasve E.C.(B)., A.K., për veprën penale “Moskallëzim krimi”. e.su./abcnews.al