Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Situata me zjarret/ Mbrojtja: 4 vatra ende aktive, më kryesorja në Dajt-Qafë Priskë

schedule21:59 - 2 Shtator, 2026

schedule 21:59 - 2 Shtator, 2026

Sipas informacionit operacional të përditësuar më 2 shtator 2026, ora 20:00, në territorin e vendit janë raportuar 20 vatra zjarri. Prej tyre, 4 mbeten aktive, 3 janë nën mbikëqyrje, ndërsa 3 janë shuar plotësisht.

Për përballimin e situatës janë angazhuar gjithsej 183 forca operacionale dhe 21 automjete zjarrfikëse, të mbështetura nga 80 forca ushtarake dhe 2 helikopterë të Forcës Ajrore.

Vatrat kryesore aktive janë në Dajt–Qafë Priskë, ku situata vijon të jetë problematike, por pa rrezik për zonat e banuara; në Vajkal të Bulqizës, ku zjarri ka përshkuar mbi 13 hektarë dhe po punohet me një angazhim të konsiderueshëm forcash; në Lundre të Matit, ku janë përshkuar dhe djegur rreth 90–100 hektarë pyll dhe operacioni është mbështetur edhe nga një helikopter i Forcës Ajrore; si dhe në Mallunxë të Matit, ku vijon puna për shuarjen e zjarrit në zonën pyjore.

Ndërkohë, vatrat në Qafën e Lugut–Vithkuq dhe në malin e Qukësit janë nën mbikëqyrje.

Në Iballë të Fushë-Arrëzit, për shkak të terrenit shumë të thyer dhe të paaksesueshëm, është angazhuar edhe një helikopter i Forcës Ajrore, ndërsa situata vijon të mbahet nën mbikëqyrje.

Zjarret në Podgorc, Psar dhe Therepel të Skraparit janë shuar plotësisht. Në Therepel, zjarri kishte rrezikuar edhe tubacionin e gazsjellësit TAP.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon monitorimin e pandërprerë të situatës në të gjithë territorin e vendit, në koordinim me prefekturat, bashkitë dhe strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!