Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Shqipëria, destinacioni më i mirë në Europë/ Promovimi i “Europe Explores”: Nga Riviera te qytetet UNESCO

schedule22:29 - 2 Shtator, 2026

schedule 22:29 - 2 Shtator, 2026

Me titullin “Shqipëria kurorëzohet si destinacioni më i mirë turistik në Europë”, “Europe Explores” i kushton një postim Shqipërisë, duke e prezantuar si një prej destinacioneve më të përfolura të Europës

Në përshkrim, faqja veçon ujërat e kristalta të Rivierës shqiptare dhe Ksamilit, qytetet historike të Beratit dhe Gjirokastrës, si dhe peizazhet malore dhe Alpet shqiptare.

Mes elementeve që, sipas faqes, e bëjnë Shqipërinë tërheqëse për turistët janë kombinimi i bregdetit, natyrës, qyteteve të mbrojtura nga UNESCO dhe kostove përgjithësisht më të ulëta në krahasim me destinacionet e tjera europiane.

Në postim theksohet edhe mundësia për të përjetuar brenda të njëjtit udhëtim plazhet e jugut, qytetet historike dhe terrenet malore.

Në fund, “Europe Explores” u drejton ndjekësve pyetjen nëse do të zgjidhnin Shqipërinë për pushimet e tyre të ardhshme verore.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!