E ftuar në Ballkan Update, Eda Gemi nga Eliamep, foli fillimisht në lidhje me konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës, që ka nisur prej disa ditësh tanimë.
Ajo u shpreh se data kur është kryer sulmi nga Hamas ka një simbolikë, po ashtu shtoi se tanimë një front i ri është hapur, pas asaj që po ndodh mes Ukrainës dhe Rusisë.
Eda theksoi po ashtu se shikon që ka shumë gjasa që ky konflikt të përhapet, pas sulmeve të Hamas, një grup i vogël terrorist qëndrojnë pesha të madha të cilën ndryshimin balancave në botë.
“Unë do të përqendrohesha tek konflikti shumë serioz që po ndodh mes Palestines dhe Izraelit, pasi kemi një rikonfigurim, është simbolike, për shkak të datës dhe ajo që është akoma më serioze është fakti që është krijuar një front i ri, që mund ta krahasoja në raport global me atë çka po ndodh mes Rusisë dhe Ukrainës.,
Fakti që pas 50 vitesh ky konflikt ka marrë këto përmasa. Si ka mundësi që një grup i vogël si Hama s të bëjë atë lloj goditje ndaj Izraelit dhe kjo besoj se është më e thellë.
Nga pikëpamja gjeopolitike dhe gjostrategjike është Irani. Ajo që unë kam frikë, është këtu do të kemi një përplasje më të gjerë se sa po shohim dhe kjo do të krijojë një konfigurim të ri sa i përket balancave” tha ajo.
Në lidhje me këtë temë, Jeton Halimi, nga Instituti për Studime Evropiane, tha se Hamas mund të ketë një mbështetje edhe nga Rusia.
Sipas tij konlfiktet e reja i shkojnë për shtat vetëm Rusisë.
“Konflikti Izrael- Palestinës, nuk i konvenon asnjërit. Kjo ka ardhur nga një Hamas i vogël i cili ka pasur një përkrahje të shteti të madh, që mund të jetë edhe Rusia. Unë mendoj që ka qenë një goditje shumë e madhe për Izrael, por do zoti të mblidhen dhe të qetësohen ngjarjes e mos të ketë përshkallëzim të situatës.
Kjo vjen pas ngjarjes së 24 shtatorit në Kosovë dhe të gjitha këto i shkojnë për shtat vetëm Rusisë.
Unë mendoj se çdo konflikt sjell vetëm dëme dhe asnjë të mirë. Ky sulm terrorist duhet të dënohet fuqishëm” u shpreh ai./abcnews.al