Konfirmohet mungesa e madhe, Klopp humbet titullarin në ndeshjen e sezonit

schedule14:28 / 01/11/2019

Jurgen Klopp ka konfirmuar se do ti duhet ti bëjë llogaritë pa mbrojtësin, Joel Matip, pasi vuan dëmtimin në gju. Me shumë mundësi mbrojtësi gjerman do të mungojë për disa javë çka do të thotë se mund të humbasë super sfidën kundër Manchester City-t të dielën e 10 nëntorit.

Matip filloi ta ndiente dhimbjen që në fitoren kundër Sheffield United në fundin e shtatorit, por goditjen kryesore e pësoi në 20 tetor në barazimin 1-1 kundër Manchester United. Që nga ndeshja në “Old Trafford” 28-vjeçari nuk ishte në formën e tij më të mirë duke mos luajtur në 3 ndeshjet e radhës.

“Nuk është e mundur të luajë kundër Aston Villa-s.”- deklaron Klopp për gazetarët. “Joel nuk është ende gati, i nevojiten më shumë se dy javë pushim. Nuk është në 100% e tij, nuk kemi çfarë të bëjmë, duhet të shohim përpara.”- mbyll trajneri gjerman. /abcnews.al

Joel Matip

schedule14:28 / 01/11/2019