Konfirmohet lidhja e dashurisë, Adrola Dushi dhe Capital T kapen mat

schedule08:40 - 20 Shtator, 2020

schedule 08:40 - 20 Shtator, 2020

Disa kohë më parë, modelja e njohur Adrola Dushi u përfol për një lidhje romantike me reperin Capital T. Mirëpo, ishte ky i fundit që mohoi zërat dhe zbuloi se Adrola ishte thjesht protagoniste e klipit të tij më të ri.

Mirëpo së fundmi, burime ekskluzive bëjnë me dije për “iconstyle.al” se në fakt Adrola dhe Trimi ose siç e njohim Capital T, prej kohësh po jetojnë një romancë të bukur dashurie.

Madje këto ditë kanë qëndruar bashkë në Tiranë, Adrola për të prezantuar “Miss Universe”, ndërsa Capitali postoi video duke shëtitur në kryeqytet. “Iconstyle” bën të ditur se ndonëse nuk janë shfaqur askund bashkë, Adrola dhe Trimi kanë qëndruar në të njëjtin vend. l.k/abcnews.al