Konfirmohet largimi i strategut të Ajax, Ten Hag drejt Serie A?

schedule20:14 - 9 Nëntor, 2019

schedule 20:14 - 9 Nëntor, 2019

Erik Ten Hag befasoi botën e futbollit me Ajaksin e tij sezonin e kaluar. “Harkëtarët” fituan titullin kampion, Kupën e Holandës dhe ishin pak sekonda larg finales së Champions League. Ajaks zhvilloi një futboll spektakolar dhe shumë tifozë u dashuruan me lojën e De Jong e Ziyech me shokë.

Trajneri 49-vjeçar kërkohet nga disa klube të mëdha evropiane, sidomos Bayern Munchen. De Telegraaf raporton se Ten Hag do të largohet në fund të sezonit nga kampionët e Holandës. Përveç ekipit bavarez, emri i tij po përflitet edhe për stolin e Napolit.

Pozitat e Carlo Ancelottit janë lëkundur pas rezultateve negative dhe ngjarjeve të fundit. Aurelio De Laurentis e pëlqen shumë Ten Hag dhe është gati t’i dhurojë drejtimin e nënkampionëve italianë strategut të Ajaksit. /abcnews.al