Konfirmohen me koronavirus 6 mësues dhe 7 nxënës në Elbasan

schedule21:13 - 25 Nëntor, 2020

schedule 21:13 - 25 Nëntor, 2020

Gjatë 24 orëve të fundit në Elbasan, Ministria e Shëndetësisë raportoi 44 raste të reja me COVID-19.

Prej rasteve të raportuara mësohet se kanë rezultuar pozitiv për koronavirus 6 mësues dhe 7 nxënës.

Mësohet se në sistemin arsimor në Elbasan janë aktivë 37 mësues, ndërsa numri total i të prekurve në sistemin arsimor që nga nisja e procesit mësimor ka arritur në 77 raste.

Sakaq mësohet se 7 mësues janë negatizuar në 48 orët e fundit.

/abcnews.al/