Drejtoria vendore e policisë së tiranës ka marrë masat në lidhje më koncertin e këngëtarit ndërkombatër Kanye Ëest që do të zhvillohet më 11 korrik në tiranë, duke njoftuar se do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit të mjeteve në disa akse.
Sipas një komunikimi zyrtar, policia sqaron se Nga ora 07:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në aksin dytësor të autostradës “Durrës–Tiranë”, nga “Eiffeli” deri te “Casa Italia” ky segment do të funksionojë vetëm me sens daljeje, për subjektet;
Nga ora 07:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në korsinë e daljes së autostradës “Durrës–Tiranë”, në rrethrrotullimin e “Casa Italia-s”; po në të njëjtin orar do ndalohet qarkullimi te “”Casa Italia” – rruga “Pavarësia” – rruga “Sokrat Miho””;
Nga ora 12:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në segmentin “Rruga “Sokrat Miho” – rruga “Kasem Shima” – rruga “7 Nëntori””, i cili do të funksionojë vetëm me sens daljeje.
Gjithashtu, nga ura e Institutit deri tek “Casa Italia” mund të ketë bllokime të pjesshme të qarkullimit të automjeteve, në varësi të fluksit të pjesëmarrësve, me qëllim menaxhimin e trafikut dhe garantimin e zhvillimit normal të aktivitetit.
“Eagle Stadium” ku do të zhvillohet koncerti, do të ketë 60 mijë vende, dhe po ngrihet në një sipërfaqe 65 mijë metra katrorë, në kilometrin e parë të autostradës Tiranë-Durrës.
ORARI NDALOHET QARKULLIMI
07:00 – 24:00 Nga Eiffeli deri te Casa Italia
07:00 – 24:00 Dalja e autostradës te Casa Italia
12:00 – 24:00 Casa Italia – Pavarësia – Sokrat Miho
12:00 – 24:00 Sokrat Miho – Kasem Shima – 7 Nëntori
/ abcnews.al /



