Komiteti Olimpik Ndërkombëtar sanksionon sportistët rusë dhe bjellorusë

schedule16:00 - 28 Shkurt, 2022

schedule 16:00 - 28 Shkurt, 2022

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) rekomandoi të hënën që sportistët rusë dhe bjellorusë të ndalohen të konkurrojnë në të gjitha ngjarjet sportive ndërkombëtare.

“Për të mbrojtur integritetin e garave sportive globale dhe për sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve, IOC EB rekomandon që Federatat Ndërkombëtare të Sporteve dhe organizatorët e ngjarjeve sportive të mos ftojnë ose lejojnë pjesëmarrjen e atletëve dhe zyrtarëve rusë dhe bjellorusë në garat ndërkombëtare.

“EB IOC u kërkon fuqimisht Federatave Ndërkombëtare të Sporteve dhe organizatorëve të ngjarjeve sportive në mbarë botën që të bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për të siguruar që asnjë atlet apo zyrtar sportiv nga Rusia apo Bjellorusia të mos lejohet të marrë pjesë nën emrin e Rusisë apo Bjellorusisë”, thuhet në deklaratë.

“Shtetasit rusë apo bjellorusë, qofshin si individë apo ekipe, duhet të pranohen vetëm si atletë asnjanës apo skuadra neutrale. Asnjë simbol kombëtar, ngjyra, flamuj apo himne nuk duhet të shfaqen”, vazhdoi deklarata.

IOC njoftoi gjithashtu se kishte tërhequr Urdhrin Olimpik nga Presidenti rus Vladimir Putin.

Putinit iu dha çmimi më i lartë i Lëvizjes Olimpike në vitin 2001.

Zëvendëskryeministri Dmitry Chernyshenko dhe Dmitry Kozak, zëvendës shefi i kabinetit të zyrës ekzekutive presidenciale, janë hequr gjithashtu nga titujt e tyre.

IOC tha se vendimi ishte marrë si rezultat i “shkeljes jashtëzakonisht të rëndë të armëpushimit olimpik dhe shkeljeve të tjera të Kartës Olimpike nga qeveria ruse në të kaluarën”./ h.ll/abcnews.al