Komiteti ndaloi mbledhjet partiake, Bardhi në “ABC”: Pritën sa mbaroi PS-ja takimet elektorale

schedule18:25 - 17 Nëntor, 2020

schedule 18:25 - 17 Nëntor, 2020

Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi sot që të shtrëngojë masat anti-covid duke ndaluar mbledhjet partiake dhe grumbullimet më shumë se 10 persona. I pyetur nëse në prag të zgjedhjeve një masë e tillë e disfavorizon opozitën, sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi i ftuar në studion e “ABC”-së përballë gazetarit Endri Xhafo tha se komiteti priti derisa të mbaronte takimet elektorale Partia Socialiste.

Kjo tregon se nuk kanë as strategji për menaxhim, vetëm improvizojnë, pritën të mbarojnë takimet elektorale PS-ja, që nuk respektohej asnjë masë dhe jemi sot në gjendjen që kemi 600 persona të prekur brenda një dite. Ne nuk kemi asnjë shqetësim, ne e kemi mbështetur gjithmonë cdo masë për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve por masat kaotike dhe pa u shoqëruar me masa të tjera nuk sjellin efekt.

Vazhdojnë që të jenë kaotikë, improvizojnë masa dhe nuk kishin përgjigje të drejta. Në momentin që ndalon mos grumbullimin më shumë se 10 veta, cfarë do të bësh me shkollat? Kjo nuk mori përgjigje. Por cfarë do të bëhet me transportin publik? Ajo që ka treguar këto 8 muaj, është se qeveria ka humbur kontrollin ndaj pandemisë, ka marrë masa gjithmonë të vonuara.

5 pikat e planit tonë i zbaton me 2-3 muaj vonesë. Dje njoftuan se do të miratojnë rimbursimin e paketës bazë për covidin. Janë mbi 12 mijë qytetarë të infektuar dhe që e kanë përballuar me vështirësi mjekimin. Thuhet se do të fillojë në janar, por shumica e njerëzve kanë marrë para borxh për t’u mjekuar” tha ai./ db/Abcnews.al