Deputetët rrisin pagat… e veta/ Komisioni ekonomisë voton projektligjin. Opozitë, mazhorancë “kundër” qeverisë

schedule15:00 - 23 Maj, 2023

schedule 15:00 - 23 Maj, 2023

“Halli është se deputetët duan t’i rrisin pagat e veta tani. Unë them jo, duhet t’i rrisin në fund vitin tjetër” 

Pavarësisht kësaj deklarate deputetët në komisionin e ekonomisë në projektligjin e pagave përfshinë edhe koeficientët për rritjen e pagave të tyre. Deputetët do të marin 310 mijë lekë  në muaj nga 157 mijë  që është aktualisht  ndërsa ministrat përfitojnë një pagë në nivelin e 318 mijë lekëve

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj theksoi se fondi për rritjen e pagave do të merret nga rritja e të ardhurave  në buxhet si dhe prej rialokimeve.

Efekti financiar në buxhet parashikohet të jetë mbi 39 miliardë lekë.

“Projektligji pritet të kaloj për miratim në parlament  këtë të enejte ku do të marë edhe miratimin përfundimtar. Ndërkohë që presidenti i dha kuvendit autorizim që projektligji të hyjë në fuqi menjëherë.