Koloni shqiptarësh në Serie A, zbulohen dy klubet që duan Keidi Baren

schedule12:18 - 18 Shtator, 2020

schedule 12:18 - 18 Shtator, 2020

Ardian Ismajli është futbollisti i fundit i kombëtares shqiptare që është transferuar në Serie A. Një tjetër lojtar që mund të ndjekë të njëjtën rrugë është mesfushori i Malaga, Keidi Bare.

Espanyol nuk ia doli ta transferonte fierakun dhe tani në skenë kanë dalë dy klube italiane. Tuttosport raporton se Udinese ka si objektiv mesfushorin e kombëtares shqiptare dhe po tenton ta blejë.

Malaga do të pranonte ta shiste për 2-3 milion euro, një shifër normale për klubin e Serie A. Bare është 23 vjeç dhe në Spanjë ka bërë një sezon të mirë sezonin e shkuar, çka nuk është venë re vetëm nga Udinese.

Klubi nga Friuli ka konkurrencë, pasi për shërbimet e mesfushorit interesohet edhe Parma. Me këta të fundit luan edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Kastriot Dermaku. /abcnews.al