Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Kokaina në portin e Durrësit/ Dyshohet se droga i përket grupit të Gert Gjinararit në Belgjikë

schedule16:51 - 15 Shtator, 2026

schedule 16:51 - 15 Shtator, 2026

37 pakot me kokainë të kapura në Portin e Durrësit një ditë më parë dyshohet se i përkasin një grupi kriminal ben pjese dhe Gert Gjinarari. Ndërkohë që në Durrës u kap lënda narkotike në Belgjikë Gert Gjinarit të njohur si ‘Gjenerali’ iu komunikua një tjetër akuzë si pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë.

Pas një hetimi 1 vjeçar, autoritetet Belge ranë në gjurmët e një 48 vjeçar që kishte lidhje me Gert Gjinarin u godit nga policia në Antëerp. 48-vjeçari dyshohet të jetë një ndërmjetës mes grupe nga Shqipëria dhe Amerika Latine për importimin e kokainës, duke përfshirë edhe nëpërmjet portit të Antverpit, dhe me grupe kontrabande nga Evropa dhe madje edhe Australia.

Në të njëtën mënyrë është ndjekur dhe lënda narkotike që u kap në portin e durrësit e cila ka kaluar në disa porte dhe është transferuar nga një anije në tjetrën përpara se të mbërrinte në Durrës.

Në kërkim nga autoritetet shqiptare për vrasje dhe i dënuar me burgim të përjetshëm, Gert Gjinari është arrestuar në qershor në Belgjikë ndërkohë lidhur me operacionin e drogës është lëshuar masë për të dhe për disa persona të tjerë.

LEXO EDHE: Goditet banda e drogës në Belgjikë, tetë të arrestuar/ Lidhja e grupit me Gert “Gjeneralin”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!