Koeman: Nuk është fundi i botës, në Francë për përmbysjen e madhe

schedule16:29 - 20 Shkurt, 2021

schedule 16:29 - 20 Shkurt, 2021

Barcelona rikthehet nesër në fushë dhe përballë do të ketë Cadiz, ekip kundër të cilit humbi 2-1 në fazën e parë. Atmosfera në kampin katalanas është e keqe, kjo si pasojë e humbjes 1-4 përballë PSG në Champions League.

Trajneri i Barcelonës, Roland Koeman tenton të ngrejë moralin e ekipit të tij në konferencën para sfidës shtëpiake të ditës së diel (14:00). Holandezi flet edhe rreth disfatës ndaj PSG-së, teksa thekson se Barcelona do të tentojë përmbysjen e madhe në Francë.

Është gjithmonë e dobishme të kesh menjëherë një tjetër ndeshje pas një humbje. Ndaj Cadiz duam të tregojmë se jemi në gjendje për të bërë shumë më mirë se sa bëmë ndaj PSG-së. Humbja 1-4 na e ka komplikuar rrugëtimin tonë në Champions, por ende mund të kualifikohemi.

 

E njëjta gjë edhe në Kupën e Mbretit, mund ta përmbysim humbjen 2-0 ndaj Sevillas. Unë nuk jam kaq pesimist, nuk duhet të harrojmë që jemi Barcelona. Sigurisht që kemi nevojë për një reagim, por nuk është fundi i botës që humbëm me PSG-në“, deklaroi Koeman. /abcnews.al