Koeman i sinqertë: Titulli i vështirë, Atletico Madrid po “fluturon”

schedule08:55 - 30 Dhjetor, 2020

schedule 08:55 - 30 Dhjetor, 2020

Barcelona nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 përballë Eibar mbrëmjen e kaluar. Ekipi katalanas la dy pikë në “Camp Nou” dhe diferenca me vendin e parë ka shkuar në 7 pikë (Atletico Madrid ka luajtur dy ndeshje më pak).

Trajneri i Barcelonës, Roland Koeman flet rreth titullit kampion. Holandezi tregohet i sinqertë dhe e pranon se do të jetë e vështirë për t’i marrë vendin e parë ekipit të Diego Simeones.

Duhet të jemi realistë dhe të pranojmë se do të jetë shumë e vështirë për të fituar titullin. Në jetë asgjë nuk është e pamundur, por në këtë moment diferenca me Atletico Madrid është e madhe.

Ata po kalojnë një moment shumë të mirë, po i fitojnë pothuajse të gjithë ndeshjet dhe pësojnë pak gola. Do të jetë shumë e komplikuar për t’i rrëzuar nga froni“, deklaron trajneri i skuadrës katalanas. /abcnews.al