Koeman: E papranueshme të na marrë Cadizi 5 pikë, më e rëndë se humbja me PSG

schedule12:29 - 22 Shkurt, 2021

schedule 12:29 - 22 Shkurt, 2021

Barcelona kishte një shans të mirë për t’u afruar me vendin e parë, por nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në “Camp Nou” kundër Cadiz, ekip që i mundi katalanasit në fazën e parë.

Atletico Madrid është 8 pikë larg dhe Roland Koeman i ka lënë një shije të hidhur lënia e dy pikëve pas barazimit që arriti skuadra mike një minutë përpara fundit të ndeshjes.

Kemi humbur 5 pikë ndaj Cadiz, kjo është e papranueshme. Nuk e mohoj, jam shumë i zhgënjyer, madje edhe më shumë sesa isha pas humbjes me PSG-në.

 

Po ecnim mirë në kampionat, luanim në shtëpi dhe duhet të ngushtonim diferencën me kreun. Më vjen keq, nuk hasëm probleme gjatë 90 minutave, por në fund nuk ia dolëm të fitojmë“, thekson Koeman. /abcnews.al