Koeman: Barcelona më e mirë e sezonit, ja çfarë më pëlqeu më shumë

schedule23:39 - 28 Tetor, 2020

schedule 23:39 - 28 Tetor, 2020

Barcelona shënoi nga një gol për pjesë, mposhti 0-2 Juventusin në Itali dhe u rikthye në shtëpi me tre pikë shumë të rëndësishme. Ousmane Dembele dhe Leo Messi ishin autorët e fitores së dytë në grupin G të Champions League.

Trajneri i skuadrës katalanase, Roland Koeman shfaqet tepër i lumtur në prononcimin e dhënë pas ndeshjes dhe nuk i kursen elozhet për lojën e djemve të tij, më e mira dhe më e kompletuara deri tani sipas holandezit 57-vjeçar.

 

Zhvilluam një ndeshje të madhe kundër një prej ekipeve më të forta të Evropës. Krijuam shumë raste për gol, jam shumë i kënaqur me lojën dhe karakterin që shfaqi skuadra. Kjo ishte ndeshja më e kompletuar që kemi luajtur deri tani.

Më pëlqeu shumë personaliteti i skuadrës në mesin e fushës. Griezmann? Antoine ishte i pafat, por luajti një ndeshje shumë të mirë. Komplimente edhe Pedrit, është vetëm 17 vjeç, por ka një personalitet impresionues.

 

Të gjithë lojtarët kryen një punë të madhe sonte, kjo është gjëja më e rëndësishme. Dorëheqja e presidentit? Unë jam trajneri i Barcelonës dhe detyra ime është të punoj sa më shumë për të arritur rezultate sa më të mira.

E kemi vetë në dorë fatin tonë. Djemtë treguan që nuk u ndikuan fare nga lajmi i djeshëm i largimit të Bartomeut. Presidenti e mori këtë vendim për të mirën e klubit, nuk mund të them se u surprizova nga dorëheqja e tij“, theksoi Roland Koeman. /abcnews.al