Pritjes së gjatë i erdhi fundi. Neë York Knicks u shpallën kampionë në Konferencës së Lindjes dhe për herë të parë që nga viti 1999 do të luajnë finalet për titullin në NBA.
Skuadra njujorkeze dominoi në finalet e lindjes, duke mbyllur 4-0 serinë ndaj Cleveland Cavaliers. Fitorja në sfidën e katërt ishte domethënëse, pasi ekipi i drejtuar nga Mike Broën imponoi 35 pikë diferencë në rezultatin 130-95.
Po ashtu, për Knicks kjo ishte fitorja e 11 radhazi në fazën e play off, duke barazuar Boston Celtics, ndërsa rekordi mbahet nga Golden State Ëarriors me 5 fitore radhazi në titullin kampion të Steph Currry dhe shokëve të tij në vitin 2017.
Për t’u kthyer te suksesi i fundit, ai ishte i gjithi kolektiv. Me një lojë të vërtetë skuadre, njujorkezët morën kryesimin që në fillim dhe e thelluan diferencën deri në sirenën e fundit.
Karl-Anthony Toëns shkëlqeu me 19 pikë dhe 14 ribaunde, Anunoby shtoi 17 pikë, Landry Shamet kontribuoi me 16 nga stoli, ndërsa Mikal Bridges dhe Jalen Brunson shënuan nga 15 secili.
Por kaq I mjaftoi Brunson të shpallet lojtari më i mirë i finaleve në Konferencën e Lindjes. Nga ana tjetër, ashtu si në të gjitha sfidat e këtyre finaleve, I vetmi që shpëton nga Cavaliers, është Donovan Mitchell, që ishte realizuesi më i mirë në parket me 31 pikë.
Tani Knicks, të cilët morën trofeun e tyre në fushë nga dy legjendat e ekipit, Walt Frazier dhe Patrick Eëing, presin kundërshtarin e tyre nga seria e playoff-it të Konferencës Perëndimore midis Oklahoma City Thunder dhe San Antonio Spurs./abcnews.al


