NBA, Knicks në çerekfinale/ Skuadra nga New York fitoi sfidën e gjashtë kundër Detroit

schedule12:29 - 2 Maj, 2025

schedule 12:29 - 2 Maj, 2025

Gara për titullin kampion në NBA ka njohur një tjetër pretendent. Nju Jork Niks shpërblyen të gjitha parashikimet, duke siguruar vendin në çerekfinalet e play off, duke nxjerrë jashtë Detroit.

Niks fituan sfidën e gjashtë 116-113, duke mbyllur 4-2 serinë e përgjithshme. Xhejlën Branson ishte edhe një herë udhëheqësi i skuadrës nga “Molla e madhe”.

Ai shënoi 40 pikë, ndërsa ndihmoi ekipin me 7 asist dhe 4 topa të kapur në tabelë. Një paraqitje të shkëlqyer bëri edhe Brixhs, që i shtoi suksesit të Niks, 25 pikë të tjera.

Por në çerekfinalet e play off në NBA, gjërat bëhen më të vështira, pasi gjëjnë në rrugën e tyre rekordmenët e titujve, Boston Sëlltiks. Gjithçka e hapur mbetet në përballjen tjetër mes Los Anxheles Klipers dhe Denver.

Meritë e skuadrës kalifoirniane, që fitoi 111-105 ndeshjen e gjashtë në 1/8 e play of, duke barazuar 3-3 serinë e përgjithshme. Xhejms Harden dhe Kauli Leonard shfytëzuan të gjithë talentin dhe mbi të gjitha eksperiencën e tyre për të mbajtur në lojë Klipers,

Harden ishte shënuesi më I mirë me 28 pikë, ndërsa vetëm një pikë më pak realizoi Leonard. Për Denver, nuk mjaftoi Nikola Jokiç. Ylli i Naxhets shënoi 25 pikë, kapi 7 topa në tabelë dhe dha 8 asist.

Bileta për në çerekfinalet e NBA do të diskutohet në ndeshjen e shtatë dhe të fundit që do të luhet sërish në fushën e Klipers./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!