Klubi spanjoll me kërkesë të habitshme, duan pezullimin e La Ligës

schedule10:03 - 2 Mars, 2023

schedule 10:03 - 2 Mars, 2023

Cadiz ka kërkuar zyrtarisht pezullimin e La Ligës. Këtë e ka bërë të ditur klubi andulizian përmes një deklarate të nënshkruar drejtpërdrejt nga presidenti Manuel Vizcaino.

Cadiz ka apeluar në Gjykatën Administrative të Sportit për të kërkuar anulimin e ndeshjes kundër Elche, e vlefshme për raundin e 17-të të ligës spanjolle, e cila u luajt më datë 16 janar dhe u mbyll me rezultatin 1-1. Gjithashtu ata kanë kërkuar edhe pezullimin e kampionatit deri në zgjidhjen e çështjes.

Klubi kërkoi që ndeshja në fjalë të riluhej pjesërisht, duke e konsideruar punën e ekipit të arbitrave të pakujdesshme në vërtetimin e goli të Ezequiel Ponce, të shënuar në pozicion jashtë loje./ h.ll/abcnews.al