Klubi nga Premier League shkarkon trajnerin

schedule19:44 - 2 Tetor, 2022

schedule 19:44 - 2 Tetor, 2022

Humbja e re e Wolverhampton ndaj West Hamit këtë të shtunë (2-0) ishte fatale për Bruno Lage.

I 18-ti në Premier League, Ujqërit aktualisht zënë një vend të rënies. I emëruar në krye të klubit në qershor të vitit 2021, portugezi u falënderua nga drejtuesit e tij pas humbjes ndaj West Ham, shkruan abcnews.al.

“Ujqërit janë ndarë me trajnerin e tyre Bruno Lage.Wolves mund të konfirmojnë se trajnerët me përvojë Steve Davis dhe James Collins do të përgatisin ekipin këtë javë për udhëtimin në Chelsea”, thuhet në deklaratë. /G.D abcnews.al/