Klopp: Leeds një ekip special, ne duhet të bëjmë më mirë!

schedule22:44 - 12 Shtator, 2020

schedule 22:44 - 12 Shtator, 2020

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, foli për mediat pas ndeshjes së fituar 4-3 kundër Leeds United, një sfidë spektakolare. Tekniku gjerman, nuk i kurseu elozhet për ekipin kundërshtar.

“Kundërshtari na detyroi të bënim gabime, ne si skuadër mund të bëjmë më mirë. Duhet të bëjmë më mirë! Gjithsesi, më shijoi kjo sfidë, luajtëm përballë një ekipi shumë të organizuar, përballë një ekipi që ka shumë pasion e zemër.

Ekipi i Leeds United është shumë special, ata bënë një sfidë të shkëlqyer. Jo vetëm një sfidë normale, por për plot 95 minuta”, u shpreh Klopp./abcnews.al