Klopp: Dëmtimi i kapitenit mund të ishte më i keq, pro idesë së Wenger

schedule21:35 / 21/02/2020

Liverpool rikthehet të hënën në fushë dhe do të tentojë të lërë pas krahëve humbjen ndaj Atletico Madrid në Champions League. Rivali i radhës për “The Reds” në kampionat është West Ham, duel që do të luhet në “Anfield”. Trajneri gjerman e nis me dëmtimin e kapitenit Henderson, humbjen me skuadrën e Simeones dhe rregullat e reja që po mendohet të aplikohen në lidhje me pozicionet jashtë loje.

Henderson do të qëndrojë jashtë rreth 3-4 javë, por mund të shkonte edhe më keq. Shikoni Harry Kane. Në shkoi keq me kapitenin, por jo dhe aq keq. Formacioni? Nëse do të bëjmë ndryshime, kjo nuk do të ketë lidhje me humbjen ndaj Atleticos.

LEXO EDHE: Propozimi i Wenger mbi rregullat e futbollit, përgatitet revolucioni i madh

Nuk ka asgjë pozitive në një humbje, por është e rëndësishme të pranosh disfatën. Gjithsesi, nuk është mbyllur ende çështja e kualifikimit. Rregullat e reja? Mendoj se propozimet e Wenger mund të na ndihmojnë, fakti që ai është pjesë e FIFA-s është i rëndësishëm. Jam i kënaqur me idetë e tij“, deklaron Jurgen Klopp. /abcnews.al

schedule21:35 / 21/02/2020