Klima e ndikuar nga pandemia, prodhim i begatë i vajit të ullirit këtë vit në Vlorë

schedule11:45 - 29 Nëntor, 2020

schedule 11:45 - 29 Nëntor, 2020

Banorët e zonave rurale të Vlorës këto ditë të fundit të nëntorit po nxitojnë të vjelin frutat e ullinjve dhe më pas drejt fabrikave për të prodhuar vajin e ullirit, një produkut aq të njohur dhe vlerësuar në tryezat tona.

Prodhimi i sivjetëm i vajit të ullirit mendohet të jetë më i mbari i viteve të fundit. Ekspertët mendojnë se prodhimin e begatë e kanë sjellë jo vetëm moti i mbarë, por edhe efektet e klimës së ndikuar nga karantina për shkak të pandemisë.

Gjithsesi në futja në treg e sasive të konsidereshme të vajit të ullirit, që pritet të sjellin për herë të parë një çmim më të ulët në dyqanet e shitjes me pakicë, ende nuk është vënë re, pasi fermerët ende janë në procesin e vjeljes.

 “Sivjet, jemi një muaj me vonesë krahasuar me vitet e tjera, për shkak të kohës.”

Vitet e fundit, në fshatra të ndryshme të Vlorës janë instaluar fabrika nga më cilësoret për nxjerrjen e vajit të ullirit. Ndërkohë që teknikët rekomandojnë që ullinjtë të shkojnë në fabrikë po atë ditë që vilen, pasi vaji del më i freskët dhe më cilësor.

“Fermeri duhet ta vjelë në këto kushte, sa të ketë marrë larosjen ulliri, nuk duhet të piqet shumë sepse krijon aciditetin. Plus duhet ta mbajë nëpër arka dhe ulliri, si çdo frut tjetër duhet të jetë sa më i freskët.”

Në rrethin e Vlorës ka përmbi 15.000 mijë  fermerë të cilët kultivojnë bimën e ullirit. Vaji i ullirit i prodhuar në këtë zonë mbetet i një cilësie mjaft të lartë, jo vetëm falë varieteteve të reja të përzgjedhura në Itali apo edhe Greqi, por sa duket edhe për shkak të afërsisë së detit apo edhe formacioneve të tokës ku janë mbjellë bimët.

Dhe kjo është e vërtetë. Vaji i sapodalë nga fabrika, ka një ngjyrë e aromë të cilave nuk mund t’i rezistosh. /abcnews.al/