KLGJ ka relatuar në mbledhjen e sotme se stoku i Gjykatës së Lartë deri më 30 qershor 2019 është 32106 mijë dosje që presin radhën për t’u shqyrtuar, numër që pritet të rritet pasi Gjykata Supreme është jashtë funksionit. KLGJ ka miratuar dorëheqjen e gjyqtarit Agim Bendo, në prag të vettingut. Gjyqtari ka theksuar se po dorëhiqet për arsye shëndetësore.
Këshilli i Lartë Gjyqësorë në mbledhjen esotme të diskutoi mbi raportin periodik në lidhje me veprimtarinë e gjykatave.
Anëtarja Brunilda Kadi relatoi se deri më 30 Qershor të këtij viti në Gjykatën e Lartë, janë 32106 çështje stok, ndërkohë që numri vijon që të rritet, pasi gjykata supreme është jashtë funksioni. Kadi propozon të merren masa paraprake nga KLGJ, të cilat do të ndihmojnë në shqyrtimin e sa më shumë çështjeve në momentin kur Gjykata e Lartë të jetë funksionale.
Anëtarja e KLGJ theksoi se probleme me zvarritjen dhe dosje stok ka edhe në gjykata të tjera, duke ju referuar konkretisht Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë ku numërohen rreth 7000 mijë dosje, ndërsa Gjykata e Tiranës ka mbi 500 dosje të zvarritura tej afateve të arsyeshme. Këshilli i lartë Gjyqësor ka miratuar dorëheqjen e Gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Agim Bendo.
Gjyqtari në kërkesën për t’u liruar nga posti është shprehur se do të largohet për arsye shëndetësore, por në fakt Bendo ka dhënë dorëheqjen në prag të Vettingut, pasi verifikimet kanë nisur që gjatë muajit shtator të vitit 2018, ndërsa do të përballej me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit në muajin Dhjetor. Agim Bendo ka patur në gjykim mjaft çështje të rendësishme, si dosjen për “21 janarin”, Dosja e “Hakmarrja për Drejtësi”, si dhe çështjen e Bankës së Shqipërisë. /abcnews.al