Dalja e parë publike e Pirro Vengut pas shkarkimit ishtë në Komandën e Forcës Tokësore në Zarr Hell, aty ku në krah të ngarkuarës me punë të SHBA-së Van Horn, dha mesazhin e fundit si ministër I mbrotjes kur mori në dorëzim sistemet Raketore Javelin.
“Është kënaqësi në këtë moment tranzitimi të detyrës time të linim këtë shenjë sot së bashku me partnerët tanë. Sot dorëzojmë në forcën tokësore sistemin JAVELIN, të porositur prej vitesh. Ky nuk është vetëm një simbol force, por është edhe një mesazh qartësie strategjike.” tha Vengu
Pak caste më vonë reagoi dhe Elisa Spiropali e cila përmes shumë paragrafëve la të kuptohet se nuk qenë e përgatitur për dalje nga kabineti, por I premtoi besnikëri familjes socialiste.
“Shqipëria është më e rëndësishme se çdo rol dhe Partia është më e rëndësishme se çdo individ, por dinjiteti personal mbetet themeli mbi të cilin ndërtohet çdo shërbim publik i ndershëm dhe i qëndrueshëm. Në këtë kuptim, për mua përfundimi i një detyre nuk është tërheqje, por vazhdim i angazhimit me të njëjtën bindje dhe të njëjtën përgjegjësi.” shkruan Spiropali
Si Spiropali ashtu dhe Vengu nuk iu bashkuan mbledhjes së kësaj të premteje të kabinetit aktual, edhe pse janë në detyrë deri në dekretimin e ministrave të rinj.
Spiropali qëndroi në krye të diplomacisë vetëm pesë muaj, ndërsa Edi Rama ia besoi Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxhës, i cili ka shërbyer si ambasador në Kombet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian. Përzgjedhja e tij vjen në një moment kyc të integrimit, kur Shqipëria pret mbylljen e kapitujve të negociatave.
Ndërsa Pirro Vengu do të pasohet nga Ermal Nufi, i cili ka mbajtur postin e zëvendësekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Ministrave.
Albana Kociu do të numri dy I qeverisë ndërsa drejtori i OSHEE, Enea Karakaci do të jetë ministri I ri I infrastruktures, pas largimit të paralajmëruar të Belinda Ballukut nga të dyja funksionet.
Besfort Lamallari emërohet ministër I brendshëm ndërsa vendi i lënë bosh tek drejtësia I besohet Toni Gogut. Ndërsa deputetja e Vlorës, Erjona Ismaili, do të jetë ministrja e re për marrëdheniet me parlamentin.
Tashmë është cështje orësh që këto emra ti përcillen presidentit Bajram Begaj, të cilit, kushtetuta I jep 7 ditë kohë për të dekretuar lirimet dhe emerimet e reja.
Pas dekretit, kabineti i ri do të marrë votëbesimin në kuvend përpara se të kthehet në presidencë për aktin e fundit. Betimin mbi kushtetutë dhe uljen në karriget ministrore.


