Klauzola absurde, PSG mund ta humbasë Icardin

schedule10:22 / 20/09/2019

Mauro Icardi u largua këtë verë nga Interi drejt PSG-së,  me zikaltrit që i rinovuan kontratën dhe e lanë në huazim te francezët. Këta të fundit, për të bërë tyrin sulmuesin argjentinas, duhet të paguajnë 70 milionë euro.

Që të ndodhë diçka e tillë duhet që Icardi të bindë me paraqitjet e tij dhe në Francë me shumë gjasa do të vendosin ta blejnë, duke parë që Edinson Cavani dhe Neymar mund të largohen verën e ardhshme. Gjithsesi është herët për të folur, ndërkohë që ka edhe një problem.

Bëhet fjalë për një klauzolë, sipas së cilës PSG nuk e ka fuqinë për të vendosur në lidhje me të ardhmen e Icardit. Edhe nëse francezët vendosin ta blejnë, gjithçka është në dorë të sulmuesit. Fjalën e fundit e thotë ai dhe nëse dëshiron mund të shkojë në ekip tjetër, sigurisht pasi të gjendet gjuha e përbashkët me Interin që zotëron kartonin e argjentinasit. /abcnews.al

schedule10:22 / 20/09/2019