Kishte fshehur “të bardhën” në 20 vezë plastike, arrestohet 19-vjeçari shqiptar në Itali

schedule19:03 - 25 Qershor, 2022

schedule 19:03 - 25 Qershor, 2022

Një 19-vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët në Spina di Marsciano pasi akuzohet për trafik droge.

Në makinë iu gjetën 20 vezë plastike me 16 gramë kokainë.

Ushtarakët, gjatë një shërbimi në zonë, kanë vënë re makinën duke bërë manovra të dyshimta, e kanë ndjekur dhe më pas e kanë ndaluar për kontroll.

Droga, raportojnë mediet italiane, ishte fshehur me zgjuarsi brenda makinës dhe u gjet vetëm pas një kontrolli të plotë të të gjitha pjesëve të mjetit.

Karabinierët i kanë gjetur 19-vjeçarit shqiptar, i cili ishte dhe i pastrehë, 400 euro të cilësuara si të ardhura të veprimtarisë së paligjshme.

19-vjeçari është dënuar me 2 vjet burg dhe 3 mijë euro gjobë./Abcnews.al/