Kishte fshehur në kabinën e kamionit 34 kg “të bardhë”, arrestohet shqiptari në Itali

schedule07:30 - 5 Korrik, 2022

schedule 07:30 - 5 Korrik, 2022

Një shofer kamioni me origjinë shqiptare, që udhëtonte në jug në autostradën Brenner u ndalua për një kontroll nga policia e trafikut në barrierën Vipiteno.

Policia italiane gjeti të fshehur në kabinën e kamionit 34 kilogram kokainë.

Shqiptari me banim në Itali, u arrestua dhe ndodhet në burgun e Bolzanos.

Seanca për vërtetimin e arrestit do të mbahet të mërkurën. Sipas medieve italiane droga nuk ishte destinuar për tregun e Tirolit të Jugut. /Abcnews.al/