Kishte dalë për peshkim në lumin Vjosa, humb kontaktet 63 vjeçari. Polumbarët nisin kërkimet

schedule10:32 - 18 Janar, 2025

schedule 10:32 - 18 Janar, 2025

Policia e Fierit dhe polumbarët e RENEA-s kanë nisur kërkimet për një 63 vjeçar që kishte dalë për të peshkuar në lumin Vjosa.

Ka qenë shoku i tij që ka bërë denoncim në polici se ka humbur kontaktet me 63 vjeçarin me datë 16 Janar, me të cilin kishte dalë për të peshkuar në fshatin Kashishtë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, pasi ka bërë kallëzim shtetasi Sh. S., 64 vjeç, banues në Berat, se në datë 16.01.2025, ka qenë për peshkim në lumin Vjosë, në fshatin Kashishtë, me shokun e tij, shtetasin E. K., 63 vjeç, banues në Berat, dhe më pas ka humbur kontaktet me të. Vijojnë kërkimet në bashkëpunim me Polumbarët e Renea-s për gjetjen e 63-vjeçarit.”, njofton policia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!