Kishat e Voskopojës dhe të Vithkuqit më të rrezikuarat në Europë

schedule18:14 - 18 Mars, 2018

schedule 18:14 - 18 Mars, 2018

Ndër shtatë monumentet kulturore më të rrezikuara në Europë janë listuar edhe 12 kishat e Voskopojës dhe të Vithkuqit. Organizata Europa Nostra mbështetur nga Banka Europiane e Investimeve, do të ofrojnë ekspertizë dhe plane konkrete veprimi.

Objektet e kultit të Voskopojës dhe Vithkuqit konsiderohen ndër shtatë monumentet kulturore më të rrezikuara në Europë.
Përzgjedhja është bërë nga organizata europiane e trashëgimisë kulturore Europa Nostra, në listën e së cilës janë përfshirë edhe 6 vende të tjera të kontinentit.

Janë 12 kisha, të ndërtuara në shek. 17-18, në zonën e Voskopojës dhe Vithkuqit, të cilat vlerësohen nga ekspertët si të degraduara dhe në rrezik për t’u zhdukur.

Mungesa e investimeve nga njëra anë dhe dëmtimi dhe vjedhjet në anën tjetër, kanë bërë që këto kryevepra të artit postbizantin, të humbin vlerat e çmuara ndër vite.

Kliti Kallamata: “Është një grup kishahs që ka lidhje historike me njëra tjetrën. Janë ndërtuar brend anjë harku kohor brenda një shkeulli, një shekulli e gjysmë dhe kanë lidhje komunitetet që i kanë porositur për t’i ndërtuar dhe kanë lidhje grupet e ndërtuesve dhe grupet e piktorëve që i kanë dekoruar”.

Edhe pse në Voskopojë janë investuar mbi 4 milionë euro, për infrastrukturën e fshatit turistik dhe restaurimin e objekteve të kultit, përsëri këto të fundit, jo vetëm nuk i kanë shpëtuar rrezikut, por afresket janë dëmtuar dhe prishur, pikërisht për shkak të ndërhyrjeve jo profesionale.

Kliti Kallamata: “Këto vuajnë ngaqë nuk kanë pasur ndërhyrje restauruese pre vitesh, mos të themi me dekada dhe ka ardhur gjendja e tyre duke u rënduar nga viti në vit. Sigurisht që janë bërë disa punime në mirëmbajtje, por asnjë prej tyre nuk është restauruar siç duhet”.

Organizata Europa Nostra mbështetur nga Banka Europiane e Investimeve, do të ofrojnë ekspertizë dhe plane konkrete veprimi, për restaurimin, mbrojtjen dhe promovimin e pasurisë kulturore të Kishave të Korçës./abcnews.al