Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kina kritikon sanksionet perëndimore ndaj Rusisë: Mënyrë e gabuar për të zgjidhur problemet

schedule15:27 - 23 Shkurt, 2022

schedule 15:27 - 23 Shkurt, 2022

Shembulli i vendeve perëndimore për të vendosur sanksione  ndaj Rusisë si dënim për lëvizjet e saj në Ukrainë, nuk do të ndiqet nga Kina, e cila thotë se këto masa nuk kanë qenë kurrë mënyra e duhur dhe efektive për të zgjidhur problemet.

Zyrtarët theksuan se Kina gjithmonë ka kundërshtuar çdo sanksion të njëanshëm, që sipas saj është i paligjshëm.

Reagimi kinez vjen pasi Biden njoftoi se Shtetet e Bashkuara do të vendosin sanksione ndaj institucioneve financiare dhe oligarkëve të Rusisë.



Mbretëria e Bashkuar, Bashkimi Evropian, Kanadaja, Australia dhe Japonia kanë njoftuar gjithashtu sanksione të reja ndaj Rusisë

“Ne besojmë se sanksionet nuk janë kurrë mënyra themelore dhe efektive për të zgjidhur problemet.  Kina është gjithmonë kundër çdo sanksioni të njëanshëm të paligjshëm”,  ka thënë  zëdhënësja kineze për mediet, duke përsëritur se të dyja palët duhet të kërkojnë një zgjidhje përmes dialogut dhe negociatave.

Një raund i parë i sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë do të hyjë në fuqi të mërkurën, tha një diplomat i BE-së, duke futur në listën e zezë më shumë politikanë dhe duke ndaluar tregtinë midis BE-së dhe dy rajoneve të shkëputura në Ukrainën lindore.

Presidenti rus Vladimir Putin njohu të hënën, më 21 shkurt, rajonet separatiste në rajonin Donbass të Ukrainës lindore që ngjiten me Rusinë, duke thelluar frikën perëndimore për një luftë të madhe në Evropë.

BE-ja zgjodhi të mos e sanksionojë vetë Putinin, por në vend të kësaj, të fusë në listën e zezë të gjithë anëtarët e dhomës së ulët të parlamentit rus që votuan në favor të njohjes së rajoneve të shkëputura, duke ngrirë çdo pasuri që ata kanë në BE dhe duke i ndaluar ata të udhëtojnë në bllok.

Bankat e përfshira në financimin e aktiviteteve separatiste në Ukrainën lindore do të jenë gjithashtu në shënjestër dhe dy rajonet do të hiqen nga një marrëveshje e tregtisë së lirë midis BE-së dhe Ukrainës.

Ndikimi i sanksioneve të reja mbi bankat dhe i kufizimeve në aftësinë e qeverisë ruse për të mbledhur kapital në tregjet financiare të BE-së ka të ngjarë të jetë i kufizuar.

/abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!