Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson rikthehen bashkë? Detaji që ngjalli dyshimet

schedule12:30 - 25 Maj, 2020

schedule 12:30 - 25 Maj, 2020

Ylli i “Keeping Up With the Kardashians”, Khloe Kardashian dhe ish partneri i saj Tristan Thomson kanë qenë në qendër të vëmendjes, sidomos pas skandalit të tradhëtisë nga basketbollisti me shoqen e ngushtë të Kylie Jenner, Jordyn Woods.

Por së fundmi dyshja është rikthyer sërish në vëmendje të mediave rozë. Khloe ka postuar së fundmi një foto në instagram ku dukej mjaft tërheqëse, dhe duket se kjo ka tërhequr dhe vëmendjen e ish-partnerit të saj. “Baddie, ka shkruar Thomson në koment, shoqëruar me një emoji zemre.

Në fillim të këtij muaji, Khloe Kardashian hodhi poshtë spekulimet mbi një shtatëzani të mundshme me Tristan. Ata i dhanë fund lidhjes së tyre një vit më parë, pas skandalit se basketbollisti e ka tradhtuar yllin televiziv me miken e ngushtë të motrës së saj. /abcnews.al