Khamenei i Iranit kërcënoi Shqipërinë? Klosi: Treguan se i kanë mundësitë për të sulmuar

schedule09:57 - 9 Janar, 2020

schedule 09:57 - 9 Janar, 2020

I ftuar në ABC e mëngjesit” me Enkel Demin, ish – kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi ka folur për përplasjen mes SHBA-së dhe Iranit.

“Shqipëria është më e gatshme për të dëgjuar këshillat e SHBA-së. Jemi aleatë të mirë të amerikës, te ne amerikanët kanë gjetur një zgjidhje për çështjen e muxhahedinëve. Duhet theksuar se nuk janë terroristë. Kur kemi marrë përsipër pranimin e tyre kemi marrë përsipër edhe përgjegjësitë. Edhe ata vetë janë të përgatitur, kanë një sistem mbrojtës”, u shpreh Klosi.

Më tej ai theksoi se Iranianët treguan që i kanë mundësitë për të sulmuar.

“Iranianët e bënë detyrën, treguan se i kanë mundësitë për të sulmuar. Të dy palët treguan që nuk është kollaj të përplasesh, ky ishte qëllimi i të dyja deklaratave që u bënë nga ana e SHBA-ve dhe Iranit”, u shpreh Klosi.

Çfarë ndodhi

Në fjalimin e tij pas sulmit me raketa ndaj dy bazave ushtarake amerikane në Irak, lideri suprem i Iranit Ali Khamenei, krahas akuzave ndaj SHBA-ve, duket t’i jetë referuar edhe Shqipëria duke e “nxirë” vendin tonë në sytë e iranianëve.

Ajatollah Khamenei foli për “një vend shumë te vogël, por shumë i keq europian, ku amerikanët bashkepunojne me tradhtarët e Iranit kundër Republikës Islamike”, raporton abcnews.al.

Me termin tradhtar, Khamenei i referohet muxhahedinëve të MEK, ndërsa Shqipëria është vendi i vetëm europian, në të cilin ata janë strehuar.

Përplasjet SHBA – Iran, shtohen masat e sigurisë në kampin e muxhahedinëve në Manzë

Nga fjalimi duket se Khamenei i referohet pikërisht Shqipërisë edhe pse nuk e përmend me emër. /abcnews.al