Përplasjet SHBA – Iran, shtohen masat e sigurisë në kampin e muxhahedinëve në Manzë

schedule14:40 - 8 Janar, 2020

schedule 14:40 - 8 Janar, 2020

Autoritetet shqiptare kanë shtuar masat e sigurisë në zonën e Manzës dhe përreth kampit ku strehohen mijëra muxhahedinë të MEK.

Gazetarja Linda Karadaku raporton për abcnews.al se burime të Ministrisë së Brendshme edhe të muxhahedinëve konfirmojnë për shtim të masave të sigurisë.

“Masat e sigurisë janë si në ambasadën amerikane”, citohet të kenë thënë zyrtarë të sigurimit.

VIDEO/ “Një vend i vogël dhe djallëzor europian…”: Khamenei sulmon Shqipërinë pas sulmit ndaj bazave amerikane?

“Është natyrshme të ketë shtim të masave të sigurisë për shkak të konfliktit ndaj Teheranit dhe SHB-së. Nuk kemi konfrimim për kërcënime. Anëtarët e MEK kanë problemin kolektiv me gjeneralin Kasem Sulejmani. Anëtarët e MEK gjithashtu tregojnë se vetëm brenda një dite në vitin 2013 njerëzit e gjeneral Sulejmanit kanë vrarë 52 anëtarë të MEK”, raporton gazetarja për abcnews.al.