Këshilltari i Zelenskyt: Negociatat me Rusinë kanë ngecur, qasja e Putin “të gjitha ose asgjë”

schedule16:26 - 17 Maj, 2022

schedule 16:26 - 17 Maj, 2022

Lufta vijon ndërsa procesi i negociatave Rusi-Ukrainë ka ngecur.

Në një raportim të fundit të medieve ukrainase thuhet se Mykhailo Podolyak, këshilltar presidencial, u tha gazetarëve se Rusia nuk e kuptonte “rolin e saj jashtëzakonisht negativ” në botë dhe po refuzonte të ndalonte përdorimin e propagandës brenda vendit.

Ai tha se besonte se politikanët rusë po angazhoheshin vetëm në negociata, në mënyrë që ta përdornin këtë si propagandë për qytetarët rusë.

Këshilltari shtoi se qasja e Rusisë është “të gjitha ose asgjë”.

Raundi i fundit i bisedimeve ballë për ballë u zhvillua në Turqi në fund të marsit, megjithëse negociatat kanë vazhduar përmes telefonit.

/abcnews.al