Këshilli i legjislacionit e Ligjet votojnë kalendarin për amendamentet kushtetuese të opozitës

schedule15:15 - 2 Shkurt, 2018

schedule 15:15 - 2 Shkurt, 2018

15 marsi do të jetë data kur parlamenti shqiptar do të hedhë në votë amendamentet kushtetuese dhe ato ligjore të propozuara nga opozita, që kërkojnë rregullimin e dispozitave kalimtare për prokurorin e përgjithshëm. Relator do të jenë Alket Hyseni për socialistët dhe Oerd Bylykbashi për demokratët, për projektligjin i cili do të kërkonte 94 vota në parlament.

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, bazuar në nenin 77 të rregullores së Kuvendit, thirri në një mbledhje të përbashkët Këshillin e Legjislacionit dhe Komisionin e Ligjeve për shqyrtimin e amendamenteve kushtetuese dhe ligjore.

Të propozuara nga opozita dhe me objekt dispozitat kalimtare Kushtetuese dhe ligjore për Prokurorin e Përgjithshëm, sipas nenit 77/a pika 3.

“Në mbledhjen e parë caktohen jo më pak se dy relatorë, vendoset mënyra e njohjes së projektit nga zgjedhësit, si dhe thirren ekspertët konstitucionalistë të fushës”.

Relatorët Alket Hyseni për socialistët dhe Oerd Bylykbashi për demokratët, do t’i paraqesin seancës plenare raportet e hartuar prej tyre në datë 15 Mars, pas shqyrtimit në tre seancat e 9,16 dhe 23 shkurtit.

Kalendari u miratua vetëm me votat e mazhorancës, duke rrëzuar propozimin e opozitës dhe gatishmërinë e saj për të sjellë raportin në fjalë brenda një jave.

Mbledhja vendosi thirrjen e dy ekspertëve konstitucionalist për çdo palë për shqyrtimin e projektligjit, që kërkon ndryshimin e kushtetutës dhe ligjit në mënyrë që prokurori I përgjithshëm I përkohshëm të zgjidhet përmes një procedure me në qendër gykatën Kushtetuese, jo Kuvendin.

Komode dhe krenare u shfaq mazhoranca, e cila fjalën e fundit e tha të parën.

Kjo nuk e ndalon kreun e komisionit të ligjeve Ulsi Manja të bëj atë që quan ndarje të emocionit nga politika.

Në mbledhje mungoi kandidati për president i federatës shqiptare të futbollit, deputeti, tashmë jo-socialist, Bashkim Fino, anëtar ende i pazëvëndësuar i Partisë Socialiste si në Këshill ashtu edhe në komisionin e ligjeve./abcnews.al