Këshilla e një legjende, Giggs: United duhet të blejë këta dy lojtarë

schedule09:37 - 2 Gusht, 2020

schedule 09:37 - 2 Gusht, 2020

Manchester United arriti të kualifikohej në Champions League vetëm në javën e fundit të kampionatit, duke mposhtur 2-0 Leicester dhe duke marrë vendin e tretë.

“Djajtë e Kuq” pritet të përforcohen shumë në merkato dhe sipas legjendës Ryan Giggs, momentalisht trajner i kombëtares së Uellsit, duhet të firmosin me dy futbollistë.

I pari, dihet. Jadon Sancho është një emër që po përflitet shumë për tu transferuar tek United, ndërsa emri i dytë, është kapiteni i Aston Villa, Jack Grealish. Sipas Giggs, United nuk duhet të kursehet për këto dy futbollistë./abcnews.al