Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Këshilla e Carragher: Chelsea fiton Premier League nëse blen këtë lojtar

schedule15:58 - 25 Korrik, 2020

schedule 15:58 - 25 Korrik, 2020

Chelsea dëshiron të rikthehet te fitimi i Premier League sezonin e ardhshëm, trofe që nuk e fiton prej tre vitesh. Klubi londinez është shumë aktiv në merkato. Deri tani ka siguruar shërbimet e Hakim Ziyech dhe Timo Werner, teksa është pranë akordit me Kai Havertz, talentin gjerman të Bayer Leverkusen.

Frank Lampard kërkon emra të mëdhenj edhe në mbrojtje e portë. Jan Oblak i Atletico Madrid dhe Marc-Andre ter Stegen i Barcelonës, janë dy ëndrrat e mëdha. Jamie Carragher, ish-mbrojtësi i njohur i Liverpool dhe Anglisë flet rreth Chelsea për Telegraph, duke deklaruar bindjen e tij se ekipi i Lampard mund të fitojë titullin nëse ia del të “blindojë” portën.

Chelsea është i qartë në lidhje me të ardhmen, kjo dallohet nga goditjet që kanë bërë në merkato. Me ardhjen e Ziyech dhe Werner, ambiciet shtohen shumë. Imagjinoni nëse vjen edhe Kai Havertz…



Mendoj se nëse do ia dalin të zgjidhin problemet e portës, ata do të tentojnë titullin dhe do të jenë një nga pretendentët kryesorë. Kepa ka përqindjen më të dobët të pritjeve në Premier League. Blerja e Jan Oblak do të ishte vendimtare, një goditje e madhe që do të ndryshonte gjithçka“, deklaron Jamie Carragher. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!