Arsenida është e eliminuara e kësaj puntate në Style Star. Ajo përfundoi sërish në Star Down bashkë me Anidën dhe Ingridin. Ingrid u shpëtua nga konkurrentët dhe do të vazhdojë garën. Ndërkohë që juria dha 2 vota për Arsenidën dhe 2 vota për Anidën duke dalë barazim.
Në situata barazimi nga juria, eliminohet konkurrenti me më pak pikë. Në këtë rast ishte Arsenida. “Më vjen mirë që isha pjesë e Style Star 2. Nuk më vjen mirë për mënyrën si u trajtova. Për mënyrën e padrejtë që dhanë pikët.
Unë erdha të jap stilin tim dhe jo të njihem si arrogante, e pa edukatë apo diçka tjetër. Sepse nuk jemi në Ministrinë e Kulturës këtu për të folur për kulturë por jemi për të folur për stil”– tha Arsenida mes lotëve.
/abcnews.al



