Kërkohet në Ligue 1 dhe Premier League, Joao Felix mbyll gojët e liga: Jam mirë te Atletico

schedule09:26 - 26 Qershor, 2022

schedule 09:26 - 26 Qershor, 2022

Joao Felix është një lojtar që kërkohet në Ligue 1 dhe Premier League, teksa ditët e fundit është përfolur për një largim të mundshëm nga La Liga.

Por ka qenë vetë lojtari i Atletico Madrid i cili u ka dhënë fund zërave të merkatos, duke u shprehur se është mirë dhe se nuk ka ndërmend të largohet.

“Jam mire tek Atletico dhe qëndroj i fokusuar vetëm te skuadra. Jam i qetë për sa i përket të ardhmes. Jam i vetëdijshëm për atë që mund të bëj dhe për këtë arsye jam i qetë edhe me veten time”, u shpreh ndër të tjera Joao Felix. /f.a/abcnews.al