Tipike për të bërë bujë. Disa vite më parë, kur Luis Suarez u pezullua me katër muaj për shkak se kafshoi mbrojtësin Giorgio Chiellini, ishte klubi i Hajvalisë në Kosovë që bëri një kërkesë për ta marrë sulmuesin uruguaian në skuadër.
Kosova nuk njihej nga FIFA dhe sulmuesi mund të luante në kampionatin dardan, por ajo lëvizje kurrsesi nuk mund të bëhej. Tani në Portugali kanë tentuar të transferojnë Gareth Bale, sulmuesin anësor të Real Madrid.
?? Portuguese minnows O Elvas C.A.D. contacted Real Madrid yesterday about a loan deal for Gareth Bale.
If you don't ask, you don't get… pic.twitter.com/vPIhZNp1zS
— The Sportsman (@TheSportsman) September 17, 2020
O Elvas CAD, klub i ligës së katërt, i ka dërguar presidentit Florentono Perez një kërkesë zyrtare. Përmes shkresës ata kërkonin informacion se si mund ta transferonin futbollistin uellsian në skuadrën e tyre. Sigurisht nuk ka përgjigje, ndërkohë që Bale pritet të zbarkojë nesër në Londër për të firmosur me Tottenham. /abcnews.al


