Keni ndryshuar shtëpi? Rama: S’ka nevojë të shkoni të gjendja civile, mjafto vetëm një klik në e-Albania

schedule08:40 - 14 Janar, 2021

schedule 08:40 - 14 Janar, 2021

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të enjte e ka nisur me një njoftim të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët që kanë ndryshuar banesën.

Përmes një video të postuar në Facebook, shefi i qeverisë tregon se nuk është e nevojshme që për ndryshimin e adresës të shkojnë pranë zyrave të Gjendjes Civile pasi tashmë një gjë të tillë mund ta bëjnë dhe përmes portalit e-Albania.

 “Mirëmëngjes dhe me një tjetër lehtësim nga e-Albania, ku ju mund të korrigjoni adresën aktuale të vendbanimit tuaj ose deklaroni adresën e re vetëm në 3 minuta duke përdorur celularin apo kompjuterin pa marrë më rrugën për dokumente, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama./abcnews.al