Keni leje për të dalë? Policia kontroll qytetarëve në Tiranë pak orë para “shtetrrethimit”

schedule10:24 - 4 Prill, 2020

schedule 10:24 - 4 Prill, 2020

Kanë mbetur edhe pak orë nga mbyllja e lëvizjes së qytetarëve. Gazetari i Abc News, Maksi Rama ndodhet në rrugët e kryeqytetit, ndërsa ka vëzhguar lëvizjet.

Qytetarët po nxitojnë për të bërë pazaret e tyre të fundit, pasi qarkullimi do të ndalohet në orën 13:00 për tu hapur më pas në 05:00 të mëngjesit të së hënës.

Sakaq, në terren ndodhen edhe patrullat e policisë, të cilët verifikojnë qytetarët nëse janë të pajisur me leje për daljen./abcnews.al