Këngëtarja e njohur suedeze e ftoi për një duet, si i përgjigjet reperi shqiptar

schedule20:45 - 21 Mars, 2022

schedule 20:45 - 21 Mars, 2022

Këngëtarja e njohur suedeze, Shiriihan Mohamed Abdulle e njohur me emrin artistik Cherrie mund të vijë me një bashkëpunim me Capital T. Këngëtarja ka zhvilluar një bisedë me ndjekësit e saj në Instagram, ku njëri prej tyre e ka pyetur për një duet të mundshëm me reperin shqiptar.

“Hey Capital T po pyesin se kur do të bëjmë muzikë bashkë”, shkroi këngëtarja suedeze duke etiketuar Capital T. Reperi nuk hezitoi t’i kthente përgjigje duke thënë se “Duhet të futemi në studio së shpejti”. Pritet të shihet nëse kjo kërkesë e fansave do të plotësohet.

/abcnews.al