“Kemi rritje të fuqisë blerëse”/ Rama: Puna jonë është të rrisim pagat dhe bonuset për pensionistët, me skemën e reformuar

schedule09:11 - 6 Shkurt, 2025

schedule 09:11 - 6 Shkurt, 2025

Kryeministri Edi Rama i pyetur në lidhje me çmimet është shprehur se puna e qeverisë është të rrisë pagat dhe gjithashtu të rrisë edhe bonuset për pensionistët. Rritja e bonuseve për pensionistët do të vijojë në mënyrë graduale me skemën e reformuar, theksoi Rama.

“Treni Tiranë Durrës do të vihet në punë shumë shpejt. Ka marrë shumë kohë sepse ka pasur procedura të shumta, por jemi në rrugë të mbarë. Sa për çmimet; ajo që qeveria bën është të rrisë pagat dhe të rrisë bonuset për pensionistët dhe të rrisë në mënyrë graduale pensionet me skemën e reformuar. Çmimet i vendos sektori privat jo shteti, por ajo që ne bëjmë është rrisim fuqinë blerëse, dhe kemi rritje domethënëse të fuqisë blerëse. Natyrisht nuk është në të gjitha kategoritë dhe për të gjitha shtresat, por kjo është rritja hap pas hapi që bëjmë”, u shpreh ndër të tjera ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!